LAJMI I FUNDIT:

Kushte të mjerueshme në spitalin e qytetit në Shkup (Video)

Kushte të mjerueshme në spitalin e qytetit në Shkup (Video)

Kjo është një dhomë e repartit të traumatologjisë në Spitalin e Qytetit në Shkup në të cilin qëndrojnë pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore, përpara dhe pasi të operohen. Megjithëse në dhomë janë vendosur tre shtretër, kushtet në të pamundësojnë trajtim minimal qoftë për një pacient. Edhe pse refuzojnë të flasin para kamerave, të punësuarit në spital pranojnë se përballen me vështirësi të mëdha gjatë punës në ambiente të tilla, njofton Alsat M.

Pacientet nga ana tjetër të dëshpëruar, kërkojnë përmirësimin e kushteve.

“Shërbimi është i mirë, por kushtet jo. Duhet të rinovohet e gjitha, dyert, dritaret, dyshemeja, të gjitha janë të vjetra”.


“Sa u përket Spitaleve , asgjë nuk është e rregulluar , duhet të ndërtohen të reja. Na duhet një përfaqësues i cili do t’i rregullonte këto gjëra”.

“Nuk mund të bëhemi si vendet jashtë, kushtet janë të tilla dhe kështu shkon. Edhe higjiena duhet të jetë në nivel më të mirë”.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Ministria e Shëndetësisë se planifikohet rikonstruimi i objektit, nga ky dikaster refuzuan ti përgjigjen pyetjes së Alsat, për datën konkrete kur do të fillojnë punimet. Në Spitalin e Qytetit në Shkup brenda vitit realizohen mbi 4000 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa objekti brenda nuk është rinovuar më shumë se 80 vjet. /Telegrafi/