Telashet për Johnny Depp sa vijnë e shtohen. Përveç përballjes për çështjen e divorcit me aktoren Amber Heard, aktorit do t’i duhet të përgjigjet para gjykatës edhe akuzës për sulm fizik ndaj saj.
Një gjykatë amerikane i ndaloi Depp të takojë, afrohet apo kontaktojë me çdolloj mjeti, atë që ligjërisht është ende bashkëshortja e tij.
Ky vendim mbërriti pas padisë së Heard, e cila u paraqit në gjykatën e Los Angelesit me një shenjë në syrin e saj të djathtë. Në dëshminë e dhënë, aktorja thotë se është goditur me celular nga Depp gjatë një argumenti të ashpër.
“Jetoj me frikën se Johnny do të rikthehet papritur dhe të më terrorizojë fizikisht dhe emocionalisht”, shkruhet në dëshminë e aktores, transmeton TCH.
Më tej, 30-vjeçarja thotë se në momentin që ka ndodhur incidenti aktori 52 vjeçar, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës.
“Më goditi me celular, më kapi për flokësh, më kapi për fyti, më goditi në fytyrë dhe më ulërinte gjatë gjithë kohës”, është shprehur ajo.
Depp dhe Heard u martuan vetëm 15 muaj më parë, ndërsa Heard në kërkesën për divorc sjell si argument “dallimet e papajtueshme” me hamshorin.
LEXONI PO ASHTU: Depp goditi gruan e tij me një iPhone
Çifti lidhi kurorë shkurtin e vitit të kaluar, pas interpretimit së bashku në filmin “The Rum Diary”. Në media thuhet se, të dy kishin nisur të frekuentoheshin kur Depp u nda nga partnerja e tij, Vanessa Paradise, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Shkallët e famës, Depp nisi t’i ngjiste nga fundi i viteve të tetëdhjeta, me performancën në serialin popullor televiziv “21 Jump Street”, e më vonë shkëlqeu me interpretimin e jashtëzakonshëm në filma si “Eduard duargërshëra” apo “Liza në botën e çudirave”.
Heard, nga ana e saj, rolin më të fundit e kishte në filmin “Vajza daneze”, i cili i solli Alicia Vikanderit Oscarin e sivjetshëm të aktores më të mirë joprotagoniste.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sir Paul McCartney muzikanti i parë miliarder në Mbretërinë e Bashkuar
Anya Taylor-Joy shfaqet me një ansambël mahnitës, në premierën e filmit “Furiosa: A Mad Max Saga”
Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore