LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Dialogu është e vetmja rrugë për dalje nga kriza politike

Menduh Thaçi: Dialogu është e vetmja rrugë për dalje nga kriza politike

Ka përfunduar takimi i drejtorit të drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian (KE), Christian Danielsson, me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Thaçi akuzon koalicionin qeveritar, OBRM-PDUKM dhe BDI se vazhdojnë me vendime të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështje për të cilat duhet të arrihet pajtueshmëri nga katër partitë më të mëdhaja, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve.


Ai shton se e vetmja dalje nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të vërtetë politik, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, dialog që kërkon qasje të re dhe vullnet të fuqishëm politik nga të gjitha palët.

Gjithashtu, kryetari Thaçi potencoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori