LAJMI I FUNDIT:

Vetura vetë-aksidentohet, rrezikonte jetën e fëmijës

Vetura vetë-aksidentohet, rrezikonte jetën e fëmijës

Një veturë është vetë-aksidentuar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugën “Lumni Surdulli”, tek varrezat e qytetit në Komunën e Vushtrrisë.

Vetura ka devijuar nga rruga, pasi që rrezikonte të shkelte një fëmijë, i cili i kishte dalë papritmas në rrugë.


Sipas fotografit të KosovaPress-it, i cili ishte në vendin e ngjarjes, nga ky incident nuk ka të lënduar.