LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri tregon se pse PDK nuk e votoi rishikimin e buxhetit në Pejë

Muhaxheri tregon se pse PDK nuk e votoi rishikimin e buxhetit në Pejë

Shenjë që Muhaxheri mund të vazhdoj qeverisjen edhe pa PDK-në në krah është shkarkimi i dy drejtorëve, kështu u shpreh Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka thënë që mungesa e lajmeve ne Kosovë bëjnë që një ngjarje dytësore si shkarkimi i dy drejtorëve në Komunën e Pejës bëhet lajm kryesor, duke shtuar se kjo gjë e ka shtyrë të mos merret me gjëra tjera më të rëndësishme, transmeton Koha.net.


Mos votimi i rishikimit të buxhetit, sipas tij, ka ndodhur pasi ka një hatërmbetje. “Partneri i koalicionit me një hatërmbetje nuk e votoi rishikimin e buxhetit”, ka thënë ai.

Problemet ndërpartiake, ka shtuar Muhaxheri, që mund të jetë arsyeja pse nuk votuan për buxhetin. Me këto mjete ai ka thënë se do të realizohen projekte që janë premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka lënë të kuptohet që fati i dy drejtorëve nuk është i prerë dhe nëse partneri i koalicionit do të votoj për rishikimin e buxhetit seancën e ardhshme atëherë ata mund edhe të kthehen në vendet e punës.