LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Televizioni Telma të rishqyrtoj vendimin e tyre për largimin e 12 gazetarëve

LSDM: Televizioni Telma të rishqyrtoj vendimin e tyre për largimin e 12 gazetarëve

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me lëshimin nga puna të 12 gazetarëve në televizionin kombëtar Tv Telma, njofton Telegrafi Maqedoni.

”LSDM është e shqetësuar nga vendimi i Tv Telma për të larguar nga puna 12 gazetarët e saj. Televizioni Telma dhe menaxhmenti të rishqyrtojnë vendimin e lëshimit nga puna dhe të spjegoj detajisht arsyen e largimit të 12 gazetarëve” thuhet në njoftimin e fundit të partisë opozitare LSDM.

Përndryshe, dymbëdhjetë punonjës në televizionin Telma të Maqedonisë, me një vendim të udhëheqësisë, sot në mëngjes janë shpallur si punësime që duhet largohen./Telegrafi/

Gjithaashtu lexo: Tronditet stafi i televizionit ‘Telma’, largohen 12 gazetarë