LAJMI I FUNDIT:

Tronditet stafi i televizionit ‘Telma’, largohen 12 gazetarë

Tronditet stafi i televizionit ‘Telma’, largohen 12 gazetarë

Dymbëdhjetë punonjës në televizionin Telma të Maqedonisë, me një vendim të udhëheqësisë, sot në mëngjes janë shpallur si punësime që duhet largohen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Midis tyre janë emrat e gazetarëve si Panta Xhambazovski, Emilia Llazarovska, Tomisllav Osmanli, Violeta Zajkova, Sonja Nikollovska, Juliana Lefkovska Peshevska dhe punonjës tjerë në departamentin e informacionit, kulturës dhe argëtimit të redaksisë së televizionit.


Ata nuk kanë marrë shpjegim se pse është sjellë një vendim i tillë, por në njoftimin me shkrim deklarohet se ishte për të zvogëluar shpenzimet.

Sot Sindikata e punonjësve të Telma pritet të takohet me udhëheqësinë për të marrë detaje në lidhje me vendimin, çka më pas do të del edhe me qëndrim në publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vendimi i udhëheqësisë ka shkaktuar tronditje në Telma për shkak të punësimeve të tepërta ku shpallen gazetarë të cilët janë bartës të punës dhe përvojave me dekada.

Jozyrtarisht, Sindikata do të kërkojë nga këta njerëz që tu ofrohet një punë në televizion, në mënyrë që, siç thonë ata, që kapacitetin e tyre ta përdorin në Telma. /Telegrafi/