LAJMI I FUNDIT:

Dibrani: Erdha në Kosovë që peticionin për shkarkimin e Isa Mustafës ta shtrij në të gjitha degët e LDK-së (Video)

Dibrani: Erdha në Kosovë që peticionin për shkarkimin e Isa Mustafës ta shtrij në të gjitha degët e LDK-së (Video)

Kryetari i degës së LDK-së në Zvicërr, Shefqet Dibrani, ka thënë se kreu aktual i kësaj partie Isa Mustafa po dëshiron që t’i shkatërrojë degët e LDK-së në diasporë.

“Isa Mustafa dëshiron t’i shkatërroj degët e diasporës për shkak të dëshmive që i kanë këto degë për keqperdorimin marramendës të 3 përqindëshit nga Isa Mustafa dhe ‘klika’ e tij. Legjitimitetin tim ma ka dhënë Kuvendi që u mbajt me 8 Maj. Kemi qenë gjithsej 4 kandidatë dhe kemi votuar nën vezhgimin e kamerave, askush nuk mundet me ma marrë këtë legjitimitet”, ka thënë Dibrani në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.


Sipas tij, edhe pse në Kosovë Isa Mustafa i ka shndërruar njerezit në LDK si vegla te tij, ne Zvicër nuk do të mundet.

“Simpatizantët e Mustafës në Zvicër i nxen një autobus”, theksoi ai.

Dibrani ka thënë se ka një arkiv të pasur në shtëpinë e tij në Zvicër për keqpërdorimet e Isa Mustafës, prandaj edhe po sillet në këtë mënyrë me degët në diasporë.

“Deri në fund do t’i shkojmë dhe do t’i tregojmë se sa e urren Mustafa demokracinë dhe votën e lirë. Unë kam marr mesazhe, por unë e kam një obligim ndaj votuesve në Zvicër, nuk lejoj me i shkatërru Isa Mustafa me klanin e tij. Frikë nuk kam le ta din edhe Mustafa edhe të tjerët. Si të jam i gjallë, me shpirt kam me shku”, tha Dibrani për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së të shtunën.

Dibrani duke folur për peticionin, ku kërkohet doreheqja e Mustafes, tha se nëse ka vullnet, ai peticion do të vijë edhe nëpër degët e LDK-së në Kosovë.

“Isa Mustafa është një pulë e lagur para personaliteteve serbe, e ndaj shqiptarëve e anëtarëve të partisë se tij është diktator. Mustafa njërën këmbë e ka pas në institucionet shtetërore e tjetrën në Serbi”, vleresoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori