LAJMI I FUNDIT:

Përplasje pozitë – opozitë në komisionin parlamentar për arsim

Përplasje pozitë – opozitë në komisionin parlamentar për arsim

Në seancën e 37-të të komisionit parlamentar për arsim, më së paku u folpër themelimin e universitetit të ri, Damjan Gruev, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një debat i ashpër u bë në mes të kryetares së komisionit dhe të deputetes Mirakovska, e cila akuzoi Najdenovskën se nuk e respekton rregulloren, duke e kufizuar kohëzgjatjen e diskutimit.


Ky debat kaloi në një drejtim tjetër. Opozita kërcënoi deputetët e pushtetit se nuk do t’i lejojnë që me dhunë të sjellin propozim-ligj për universitetin në fjalë. Nikoliq nga LSDM-ja tha se nuk ka asnjë të dhënë, as për financat, por as ndonjë analizë apo elaborim për këtë universitet.

Nga ana tjetër, Dikov nga OBRM-PDUKM-ja akuzoi LSDM-në për cirk të panevojshëm, duke theksuar se shteti ka nevojë për këtë universitet, posaçërisht për sigurinë e vendit, ndërkaq financat nuk janë problem./Telegrafi/