LAJMI I FUNDIT:

Kundërpërgjigja ndaj artikullit në NYT: Kosova s’përkrah terrorizmin

Kundërpërgjigja ndaj artikullit në NYT: Kosova s’përkrah terrorizmin

Njohës të çështjeve të sigurisë dhe përfaqësues të institucioneve thonë se shoqëria e Kosovës është properëndimore dhe se nuk e përkrah ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Ata thonë se megjithëse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve u është bashkuar organizatave terroriste në luftërat në Siri dhe Irak, autoritetet kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta parandaluar këtë dukuri.

Komentet e tyre u bënë në reagim të një artikulli të gjatë të gazetës New York Times, ku theksohej se në Kosovë që pas luftës që çoi në pavarësinë e vendit është shtuar radikalizmi fetar nën ndikimin e financimeve nga jashtë, kryesisht nga Arabia Saudite.


Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga Zëri i Amerikës.