LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Kosovës, paditin Ushtrinë britanike

Serbët e Kosovës, paditin Ushtrinë britanike

Të vejat e dy burrave dhe gruaja e një kirurgu të rrëmbyer, kanë paditur Ushtrinë britanike, pasi pretendojnë se ushtarët nuk kanë hetuar krimet në mënyrë të duhur, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Trupat britanike kanë dështuar të mbrojnë popullatën lokale në Kosovë, dhe të hetojnë në mënyrë të duhur vrasjet dhe një rrëmbim të kryer pasi ishin futur në Kosovë pas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, është thënë në Gjykatën e Lartë në Londër, transmeton Telegrafi.


Të vejat e dy burrave, dhe gruaja e një kirurgu të shquar që ishte rrëmbyer dhe që prej atëherë nuk është gjetur, kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, duke pretenduar se të drejtat e tyre janë shkelur.

“Krimet janë kryer në zonat ku ushtarët britanikë ishin përgjegjës të ofrojnë siguri për popullatën, dhe se nuk kanë hetuar në mënyrë të duhur krimet”, ka deklaruar avokati Kirsty Brimelow në parashtresat me shkrimet të cilat i ka paraqitur në gjykatë.

Trupat britanike 1

Zoran Kontiq, menaxher i një termocentrali, të cilit trupat britanike i kërkuan ekspertizën e tij, ishte goditur për vdekje me thikë në Prishtinë pranë një baze ushtarake të trupave britanike, është thënë në gjykatë.

Trupat e Dimitrije Milenkoviq dhe të birit të tij Aleksandar që kishin ndihmuar në mbrojtjen e aeroportit, u zbuluan nga trupat britanike. Mjeku Andrija Tomanoviq, profesor në shkollën e mjekësisë në Prishtinë që ruhej nga trupat britanike pranë spitalit, u rrëmbye në korrik të vitit 1999.

Të dyja palët janë të njohura me rastin që përfshin çështje të rëndësishme, sidomos në shtrirjen e juridiksionit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut – përfshirë detyrën e ushtarëve për të kontrolluar zonat përkatëse dhe kryer hetimet në mënyrë efektive, transmeton Telegrafi.

James Eadie nga Ministria e Mbrojtjes, argumentoi se trupat britanike ishin pjesë e një force ndërkombëtare që vepron nën mandatin e OKB-së. Ai i është referuar një aktgjykimi të mëparshëm të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se në raste të tilla, Këshilli i Sigurimit ishte autoriteti më i lartë dhe se ata ishin në këtë mënyrë jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane.

Brimelow, argumentoi se OKB-ja nuk ka pasur kontroll efektiv mbi forcën paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka ruajtur kontrollin mbi trupat e saj në operacionet e tyre policore, dhe se ishin subjekt i detyrimeve të Gjykatës Evropiane.

Ky rast pritet të shqyrtohet për së paku edhe tri ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori