LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri është optimist: Zgjedhjet e ardhshme i fitoj bindshëm

Muhaxheri është optimist: Zgjedhjet e ardhshme i fitoj bindshëm

Kryetari i Komunës së Pejës që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se LDK-ja mund të qeverisë lehtësisht në Komunën e Pejës, pa partneritetin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Mundemi të vazhdojmë edhe vetë pa PDK-në”, ka thënë Muhaxheri, i cili ka shpjeguar se cilat janë çarjet mes tij dhe partneriteti me PDK-në në qeverisjen e Pejës.

“Partnerët nuk e kanë votuar rishikim e buxhetit, për të shikuar pjesë ku mundemi të investojmë. Kemi menduar ta rrisim sasinë e buxhetit, që në ndërtim të rrugëve dhe rritje të projekteve me ministrinë. Partnerët kanë shkaktuar një tensionim në Komunë dhe është dashur të merren disa masa për ta shtensionuar atë situatë. Ditët në vijim do diskutohet me partnerët se çfarë do të ndodhë me koalicionin”, thotë ai.


Sipas Muhaxherit, çarjet eventuale me PDK-në në Pejë nuk e lëndojnë koalicionin e qendrës mes LDK-së e PDK-së. Ndërsa, ka deklaruar se ai do t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme në Pejë, madje bindshëm.

“Me punët e bëra këtë vit dhe më herët ne e kemi rritur numrin e LDK-së në Pejë dhe zgjedhjet e ardhshme do i fitojmë shumë lehtë”, tha ai. “Ky vend ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori