LAJMI I FUNDIT:

De Biasi “premton” gjysmëfinalen, ja çka thotë ai për lojtarët që nuk u ftuan në Euro 2016

De Biasi “premton” gjysmëfinalen, ja çka thotë ai për lojtarët që nuk u ftuan në Euro 2016
epa04969736 Albania's head coach Giovanni De Biasi reacts during the UEFA EURO 2016 qualifying group I soccer match between Albania and Serbia in Elbasan, Albania, 08 October 2015. Serbia won 2-0. EPA/ARMANDO BABANI

Jashtë kombëtares së Shqipërisë kanë mbetur Hamdi Salihi, Alban Meha, Valdet Rama e Rey Manaj.

Por, Milot Rashica është e reja e Gianni De Biasit në listën paraprake të 27 futbollistëve për në Francë edhe pse realisht në dispozicion do të ketë vetëm 23 lojtarë.

Programi përgatitor i skuadrës kombëtare do të nisë më 23 maj në Austri, për të vazhduar më pas në Itali dhe në Francë. Ndërsa shpallja e listës së futbollistëve, të cilët do të jenë të përzgjedhur për grumbullimin përgatitor, ishte ajo që i ka dhënë mjaft shumë presion trajnerit italo-shqiptar.

Ai deklaroi se do të ketë 27 futbollistë të grumbulluar. Nga të cilët, 4 do të largohen më datë 31 maj kur do të deklarohet edhe lista zyrtare me 23 futbollistë. E bukura është se nga kampionati shqiptar ka vetëm dy futbollistë dhe ata janë portierë, kampioni dhe nënkampioni i Shqipërisë, Orges Shehi dhe Alban Hoxha. Po kështu mësohet se katër lojtarët që rrezikojnë më shumë finalet e Europianit janë Milot Rashica, Armir Rrahmani, Naser Aliji dhe Federik Veseli. Këta futbollistë me të gjitha gjasat janë më shumë të rrezikuar për të mos marrë biletën në Francë.


Aliji dhe Veseli janë zëvendësuesit e Andi Lilës, ndërkohë që Rrahmani nuk ka luajtur dhe para tij është Berat Gjimshiti

Në një intervistë për Shekullin trajneri i Shqipërisë ka treguar përgatitjet para Euro 2016, dhe pritshmëritë.

Mister një rezyme për këtë paraeuropian?

Mbaj mend që unë dhe stafi im u prezantuam përpara Krishtlindjeve të vitit 2011, pra katër vjet e gjysmë më parë. Atë ditë bëra një premtim: të bëja atë që s’më kishte ndodhur të bëja. Bëmë një rrugëtim, sipas meje, të rëndësishëm. Duke e nisur nga fillimi dhe ndërtuar një grup të ri. Kemi bërë shumë mirë në pjesën e parë të kualifikuesve të Botërorit 2014. Në ndeshjet e kthimit të asaj faze eliminatore kuptova disa aspekte karakteri sa i përket skuadrës dhe grupit që kisha në dispozicion. Më duhet të them që më shërbyen për të ngritur në këmbë diskutimin se mund të kishim shanse për t’u kualifikuar në Euro 2016. Pritshmëritë e mia, sa i përket futbollistëve, janë të shumta.

Një sepse duhet të kemi vetëdijen për atë që kemi bërë dhe e dyta se cila kanë qenë armët dhe prioritetet që na mundësuan të arrinim këtë objektiv, diçka që s’duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të përpiqemi që të mbajmë aty gjithmonë gati dhe të rilexojmë se cilat ishin hapat që na dhanë mundësi për këtë objektiv që shpresonim por që ndoshta askush në fillim s’e besonte.

Europiani, si e shihni?

Sa i përket Euro 2016, para së gjithash duhet që djemtë të kenë vetëdijen që është diçka unike dhe ndoshta e papërsëritshme për shumë prej nesh në përgjithësi. Ajo që na solli në këtë Europian ishte njohja e kufijve tonë, që është ndoshta thelbësore për një person që të japë maksimumin. Europiani, për ne, por jo vetëm, është diçka e jashtëzakonshme. Kemi shumë njerëz, mijëra tifozë, për të mos thënë miliona, që do të na ndjekin nga larg, pasi është rast i veçantë. Kjo duhet të jetë një shtysë më shumë për t’u përpjekur të japim më shumë, pa e ndjerë presionin. Duhet të përpiqemi që të luajmë lirshëm por me vetëdijen se duhet të jemi dhe të mbetemi skuadra që kemi qenë dhe që i dhamë bezdisje ekipeve që teknikisht ishin më lart dhe më të fortë se ne.

Është e vërtetë që u keni nisur një mesazh djemve?

Po e vërtetë. Teksti ishte ky: Ç’kemi djem! Pas 10 ditëve nis përgatitja për debutimin në Europian ndaj Zvicrës. Për të gjithë ju do të jetë një rast unik dhe ndoshta i papërsëritshëm për të nderuar fanellën dhe treguar vlerat. Do të ritakohemi në Austri 27 lojtarë dhe për fat të keq vetëm 23 do të nisen për në Francë. Kriteri i zgjedhjes do të jetë ekskluzivisht gjendja fizike dhe disponibiliteti mendor për të bërë skuadër. Mirëkuptimi i zgjedhjeve teknike pa bërë polemika. E di që kërkoj shumë, por për shumë luhet. Shihemi shpejt, një përqafim Gianni de Biasi. Tani mos më bëni pyetje pse është filani dhe nuk është “fisteku”, sepse kush është këtu, do të thotë që ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme për të shkuar në Francë 2016. Kam vendosur në autonomi të plotë, pa u vënë nën presion.

Në këtë listë mungon Hamdi Salihi. Motivi i mosthirrjes?

Janë zgjedhje që një bën dhe që paguan pasojat kur nuk merr frytet. Mendoj se në këtë moment, ekipi ynë ka nevojë për futbollistë me karakteristika të tjera, pikë.

Kondicioni i Xhakës?

Kondicioni i Xhakës është i mirë. Është duke rikuperuar nga dëmtimi që ka pasur 15 ditë më parë. Është diçka që mund të rikuperojmë qetësisht këto kohë. Është një futbollist që ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon dhe do të rikuperojë, pa problem fare.

Këta janë futbollistët më të mirë që ne kemi?

Këta janë lojtarët që janë më të përshtatshëm në konceptin për të bërë skuadër. Për ne është shumë e rëndësishme kjo gjë, sidomos për dëshirën që të marrim pjesë. Jo se janë më të mirët teknikisht. Nuk është se një trajner duhet të bëjë me çdo kusht ekipet me futbollistët individualisht më të fortë. Shpesh, përputhja është më i mirë mes futbollistësh që “martohen” më mirë bashkë. Pra, janë më pranë njëri-tjetrit.

Rasti “Memushaj” ?

Ka një rregullore të UEFA-s dhe FIFA-s, ndaj ne duhet t’i respektojmë. Ndaj, ai do të jetë me ne deri në datën 26 maj dhe më pas do të shkojë të luajë me Peskarën më 28 maj. Pas ndeshjes me Peskarën, të shohim çfarë do të ndodhë, por do të kthehet me ne. Është e qartë se kufiri është data 30 maj. S’mund të shkojnë askund. Edhe për Ergys Kaçen është e njëjta situatë, ku ka një ndeshje me datën 31 maj, por s’mund të shkojë me PAOK.

Jeni i kënaqur me formën fizike apo të përgjithshme të disa futbollistëve përgjatë sezonit?

Me disa po, me disa jo. Disa mund të luanin më shumë, por nga aspekti fizik duhet të bëjmë kujdes. Jo më kot, tre muaj më parë, ne bëmë ekzaminimet e gjakut dhe tani i ribëmë për të kuptuar nëse ka defiçite dhe për të kuptuar nëse dikush është më i lodhur ose jo.

Cili është objektivi minimal për në Francë ?

Objektivi minimal është gjysmëfinalja. Shpresojmë që të mos ju zhgënjejmë. Titullin nesër (qesh).

Atëherë, jeni në kontradiktë me atë që thatë kohë më parë ?

Jo, s’ka asnjë kontradiktë. Atëherë, Rrahmani, nëse e rishihni, është grumbulluar në pjesën e dytë të eliminatoreve. Rashica është diçka tjetër. E kam saktësuar edhe këtë më parë. Unë s’jam asnjëherë në kontradiktë, mbaj mend gjithçka që them. Kam thënë nëse kampionati tregonte se dikush binte në sy, do të grumbullohej. Rashica ka bërë një super sezon dhe ndaj është në listën e merkatos së shumë ekipeve. Por, nuk është e thënë se vjen. 23 do të shkojnë në Francë. Por, mund edhe të vijë. Nëse është më mirë se të tjerët. Zgjedhjet do të jenë ekskluzivisht mbi kondicionin fizik dhe mendor, por sidomos të jemi skuadër. Luaj apo nuk luaj, s’kam fytyrën e të vdekurit, shkoj apo jo në fushë. Ekipet që fitojnë s’kanë probleme mes tyre. Janë të lumtura dhe kërcejnë kur ato në fushë arrijnë rezultat. Nuk qëndrojnë me turi. Ky është ndryshimi.

Ju thatë që s’do të merren ata që nga ana fizike s’kanë qenë mirë. Çfarë ndodh nëse të pestë sulmuesit nuk janë mirë?

Nëse të gjithë s’janë në formë?! Nuk përgjigjet (e kthen me batutë). Ciao.

Do të jetë konferenca e fundit në Tiranë?

Nuk e di, ju do të jeni herët e tjera (i drejtohet gazetarëve). Unë jam këtu deri në 2017 trajner i Shqipërisë, vetëm nëse Bushi nuk më shkarkon.

Zgjedhjet janë 10 mesfushë dhe 9 mbrojtës.

Duhet të vendosim autobusin përpara portës. Ndaj, sa më shumë mesfushorë dhe mbrojtës. Ndoshta dikush rritet. Sot për sot këto janë ato nga të cilët do të dalin 23, por s’di të them kush rrezikon më shumë apo më pak.

Vetëm dy futbollistë nga Superliga?

Zgjedhjet janë të lidhura me cilësitë e lojtarëve dhe jo vetëm ato në tërësi. Bëhen në bazë të mënyrës se si unë e mendoj futbollin dhe se si shoh personalitetin.

Kjo është një eksperiencë unike për futbollistët, po për ju çfarë do të thotë?

Për të gjithë është unike. Është vitrinë e rëndësishme. Kemi mundësinë për t’u dalluar në një kompeticion ku askush s’ka qenë. Do të provojmë të bëjmë më të mirën, duke shpalosur karakteristikat tona si vendosmëri, ndihmë në fushë dhe vuajtje e sakrifica. Të mos fshihemi. Është hera e parë që futemi brenda televizionit, sepse zakonisht kemi qenë këtu, jashtë, shihnim të tjerët që luanin. Sot jemi ne brenda TV dhe protagonistët. Ta kujtojmë këtë gjë dhe të tregojmë grintën që kemi vendosur gjithmonë në fushë por edhe me qetësinë e duhur. Kemi bërë diçka të rëndësishme por s’mjafton. S’mund të jemi turistë.

Lista e lojtarëve të ftuar është kjo:

Portierë: Etrit Berisha (Lacio), Alban Hoxha (Partizani), Orges Shehi (Skënderbeu).

Mbrojtës: Arlind Ajeti (Frozinone), Naser Aliji (Bazel), Berat Gjimshiti (Atalanta), Mërgim Mavraj (Këln), Amir Rrahmani (Split), Lorik Cana (Nantë), Elseid Hysaj (Napoli), Ansi Agolli (Karabak), Frederik Veseli (Lugano).

Mesfushorë: Ledian Memushaj (Peskara), Ergys Kaçe (Paok), Andi Lila (Janina), Migjen Basha (Komo), Odise Roshi (Rijeka), Burim Kukeli (Zurih), Ermir Lenjani (Nantë), Herolind Shala (Slovan Liberec), Taulant Xhaka (Bazel), Amir Abrashi (Freiburg).

Sulmues: Bekim Balaj (Rijeka), Sokol Cikalleshi (Bashaksehir), Armando Sadiku (Vaduz), Milot Rashica (Viteshe), Shkëlzen Gashi (Kolorado Rapids).

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori