LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina kampion (Foto/Video)

Sigal Prishtina kampion (Foto/Video)

Sigal Prishtina është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për sezonin 2015/2016, pas fitores ndaj Pejës (65-70) në sfidën e fundit finale të ‘play-offit’.

Fillim më i mirë i skuadrës kryeqytetase në çerekun e parë, mirëpo në fund të dhjetëminutëshit të parë diferenca ishte vetëm dy pikë (14:16).


pej

Ekipi mysafir luajti sërish më mirë edhe pjesëlojën e dytë duke shkuar në pushim me nëntë pikë epërsi (30:39).

Pejanët u rikthyen fuqishëm në çerekun e tretë për ta ngushtuar diferencën dhe madje e barazuan rezultatin duke e mbyllur këtë pjesëlojë me rezultat 52:52.

pej2

Dhe nuk ka dyshim që rrjedha e çerekut të fundit ishte plot dramë dhe emocione. Ndërsa në fund të lumtur dolën lojtarët e Sigal Prishtinës, të cilët u shpallën kampionë falë triumfit me pesë pikë epërsi.

Nga ora 19:30, Palestra e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, ishte arena e duelit ndërmjet dy skuadrave më të fuqishme në Kosovë dhe natyrisht se atmosfera ishte tejet e nxehtë.

pej1

Kjo ishte përballja e pestë e finaleve të ‘play-offit’, e cila vendosi titullin e kampionit për këtë edicion. Dy rivalët e përbetuar në këtë ndeshje hyjnë me nga dy fitore dhe Sigal Prishtina regjistroi fitoren e tretë dhe në këtë mënyrë iu gëzua titullit të kampionit.

Theksojmë se kampioni i ri do të jetë pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve të Evropës, format ky që pritet të startojë në edicionin 2016/2017.

Ky është titulli i tretë radhazi i Prishtinës dhe i 12-ti në tërësi. Njëherësh, skuadra kryeqytetase këtë sezon i ka fituar të gjitha garat ku ka marrë pjesë. Krahas Superligës, Sigal Prishtina triumfoi edhe në Kupë dhe në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/

Për pak çaste fillon dueli i dekadës në sportin kosovar.

LIVE fillimi i ndeshjes me atmosferën spektakolare të krijuar nga Shqiponjat në palestrën Karagaçi!

Kush do të shpallet kampion?

#TheFinals #TelegrafiLIVE

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

Fillimi i çerekut të dytë..

#TelegrafiLIVE #TheFinals

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

LIVE fundi i çerekut të dytë

Kush do të shpallet kampion?

#TheFinals #TelegrafiLIVE

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

KB Peja 50-50 KB Prishtina (çereku i 3 mbaroi)

Super treshe nga Delic në sekondat e fundit e barazoi rezultatin pas 14 pikësh disavantazh për Pejën.

Kush do të shpallet kampion?

#TheFinals #TelegrafiLIVE

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

LIVE fundi i ndeshjes epike… dramë e madhe…

Kush do bëhet kampion?

#TelegrafiLIVE #TheFinals

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 21 May 2016

Në trend Sport

Më shumë
Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian

Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian

Serie A
Plani që Enzo Maresca ka hartuar për yllin e Chelseat i bindi drejtuesit e klubit ta punësojnë atë

Plani që Enzo Maresca ka hartuar për yllin e Chelseat i bindi drejtuesit e klubit ta punësojnë atë

Premier League
Ancelotti ka rrëfyer historinë e pabesueshme kur u përpoq ta linte Zidanen jashtë autobusit të ekipit për shkak të vonesës

Ancelotti ka rrëfyer historinë e pabesueshme kur u përpoq ta linte Zidanen jashtë autobusit të ekipit për shkak të vonesës

Serie A
Eskalon situata te Kameruni: Samuel Eto'o përplaset me trajnerin Brys

Eskalon situata te Kameruni: Samuel Eto'o përplaset me trajnerin Brys

Përfaqësuesja e Kosovës
“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

La Liga
Ekskluzive: Nazmi Gripshi i lirë nga 30 qershori, vërshohet nga ofertat si nga vendi ashtu edhe nga Evropa

Ekskluzive: Nazmi Gripshi i lirë nga 30 qershori, vërshohet nga ofertat si nga vendi ashtu edhe nga Evropa

Superliga
Kalo në kategori