LAJMI I FUNDIT:

BE, e vendosur për EULEX-in (Video)

BE, e vendosur për EULEX-in (Video)

Negociatat për mandatit e EULEX-it po vazhdojnë mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Tashmë është formuar edhe një grup punues që do të merret me vlerësimin e punës së EULEX-it, por edhe me mandatin e ardhshëm të këtij misioni.

Takimet e bisedimet për këtë çështje janë duke vazhduar dhe Bashkimi Evropian është i interesuar që ato të përfundojnë sa më shpejt.


Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuç,i ka thënë Tribuna Channel se janë afër arritjes së marrëveshjes, pa dhënë detaje se çka kanë kërkuar pala kosovare e çka u është rekomanduar nga BE. /Tribuna Channel/