Marina Vjollca para pak ditësh festoi 26vjetorin, dhe jo pa qëllim reperi nga Kosova, Getoar Selimi, në urimin e tij për ditëlindje iu drejtua prezantueses me fjalët “my wife” (gruaja ime).
Vetë Marina, duke pozuar sipër jahtit në Ulqin, ku festoi ditëlindjen me Getoarin, motrat dhe nënën e saj, iu përgjigj atij me dedikimin: “Thank you for making my birthday the best one ever! Love you Jetë”, si për të dëshmuar se tashmë ata ndihen si një familje.
Direkt pas ditëlindjes, mediat e Kosovës dhanë lajmin se paralelisht ata po përgatiteN për dasmë këtë vit, edhe pse nuk është bërë ende 1 vit, që kur reperi deklaroi hapur në këngën “Tirana lifestyle” në mënyrë figurative: “Jam marinari i vetëm i krejt Marinës”. Mesa duket, Getoari i “Babastars” dhe prezantuesja e “Top Channel” ndihen vërtet shumë të dashuruar, përderisa kanë vendosur të celebrojnë historinë e tyre me martesë këtë verë.
Edhe pse deri tani nuk ishte i qartë vendi që kishin vendosur për të organizuar dasmën e tyre, sipas burimeve tona flitet se Geti ka zgjedhur Prishtinën për ceremoninë luksoze, me gati 1 mijë të ftuar. Ata po përpiqen që veshjet e asaj nate t’i kenë të personalizuara, si fustanet e nusërisë për Marinën, ashtu dhe kostumet e dhëndërisë së Getoarit. Pa dyshim që të ftuar do të jenë kolegët brenda tregut të muzikës, edhe pse çifti duan ta kenë shumë private ceremoninë e martesës.
Po si do të ndryshojë jeta e një reperi shumë të përfolur si Getoari me një vajzë të lakmuar si Marina, pasi të quhen burrë e grua? Prej disa muajsh ata kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, direkt pasi Geti bleu apartamentin e tij në rezidencën “Kodra e Diellit”. Kjo do të thotë se baza e banimit do të jetë Tirana, ku dhe planifikon axhendën kryesore të koncerteve. Sa për Marinën, nuk dihet nëse ajo pas martesës do të bëjë ndonjë kthesë në karrierën e saj televizive. Edhe pse duken çift i lumtur dhe në paqe me njëritjetrin, flitet se shpesh ndihen xhelozë. Madje thuhet se Getoari i ka vënë kusht Marinës që të heqë dorë nga “Procesi Sportiv” ku interviston shpesh futbollistë, dhe të nisë një program për fëmijë. Le të shohim se si do t’ia ndryshojë martesa jetën çiftit më të përfolur të showbizzit. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BFgkCNHIKtu/?taken-by=marina_vjollca
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rita Ora ndryshon stil, duket ndryshe në të zeza – larg nga pamja e zakonshme prej biondeje kaçurrele

Ledri publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e klipit me Xhensilën – skena ‘të nxehta’ mes dyshes

Bebe Rexha sjell këtë të premte këngën e re “Dollars and Dimes” me grupin bitanik Faithless, e para për vitin 2025

Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

Luiz Ejlli merr vëmendje me postimin e fundit: Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë

Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Akoma pa bërë një javë nga Big Brother - Gjesti nis me koncerte

Ledri publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e klipit me Xhensilën - skena 'të nxehta' mes dyshes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë