LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi i përgjigjet Mustafës se kush ka njohuri për kufij

Bulliqi i përgjigjet Mustafës se kush ka njohuri për kufij

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi – njëherësh ekspert i gjeografisë dhe një nga zërat kryesorë kundër vijës së demarkacionit të caktuar nga ekipet e Qeverisë së Kosovës – ka reaguar pas asaj që ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka thënë se në mbledhjen e KP të LDK-së është diskutuar kalimthi, ku janë diskutuar faktet nga terreni, vërejtjet dhe brengat rreth atij procesi, transmeton Koha.net.

Isa Mustafa ka thënë më parë se ekspertët vendorë nuk i kanë as vijat e tokave të tyre të vëna, e jo më të vendosin kufinjtë e vendit. Por, Bulliqi ka kthyer përgjigje në këtë deklaratë të Mustafës.


“Të vetmit që ishin dhe janë kundër këtyre fakteve dhe në një forme bënin përpjekje për ta arsyetuar këtë proces si ‘të drejtë’ dhe ‘në dobi’ të territorit të Kosovës ishin ata të cilët nuk kanë njohuri profesionale për procesin dhe mendimet e të tjerëve i marrin si të gatshme pa i shtjerrë të gjitha faktet dhe faktografitë shkencore dhe ligjore. Këto fakte dhe faktografi janë te punuara dhe publikuara nga institucionet shtetërore dhe të sigurisë të një periudhe kohore ku baballarët tanë dhe shërbyesit e atij shteti as që kane guxuar t’i vënin në pikëpyetje dhe tani, kur janë në dobi të Kosovës, përpiqen t’i hedhin si të pasakta”, ka thënë Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai në fund thotë se “opinionit të gjerë i bëjmë me dije edhe njëherë se hartat, faktet dhe dokumentacionet e shfrytëzuara nuk janë tonat, por janë te ish-Jugosllavisë, SHBA, Britanisë se Madhe, Gjermanisë, Rusisë, te cilat dëshmon vërtetesën e kufirit deri me 31.12.1988”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori