Pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit, në Shqipëri doli në skenë edhe një mode e re, ajo e ndryshimit të emrave.
I pari është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Sipas formularit të vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri në vitin 2001 kryeministri rezulton të ketë mbajtur emrin Edvin dhe pas kësaj periudhe ai e ka ndërruar atë në Edi.
Rama figuron të mos jetë i dënuar apo ndaluar ndonjëherë nga organet e zbatimit të ligjit, një nga motivet kryesore se pse zyrtarët e lartë ndërrojnë emrin. Në rastin e tij motivet duken më shumë estetike.
Por edhe rivali i tij, Lulzim Basha rezulton të ketë përdorur më shumë se një emër, siç thotë vetë, jo për faj të tij.
Një tjetër kryetar partie po ashtu figuron të ketë ndryshuar gjeneralitetet, por këtë radhë mbiemrin. Bëhet fjalë për kreun e Partisë Republikane Fatmir Mehdiu, i cili më parë është quajtur Fatmir Mehdihoxha.
Në Parlament ka dhe të tjerë deputetë që kanë ndryshuar emrin apo mbiemrin. Ilir Xhakolli, deputet i Partisë Socialiste në Korçë rezulton që më parë të ketë mbajtur emrin Ilirjan.
Robert Bitri, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier, më parë është quajtur Albert, ndërsa Nard Ndoka, përfaqësues i qarkut të Lezhës me parë ka mbajtur emrin Mark Ndokaj.
Shkëlqim Selami, deputeti i LSI në Vlorë po ashtu ka ndryshuar mbiemrin, që më parë e ka pasur Selamini. Ndërrime emrash ka edhe në radhët e kryebashkiakëve.
Elvis Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës, deri në vitin 2002 ka mbajtur emrin Ervin Roshi. Një tjetër kryebashkiak, ai i Hasit, Adem Lala, më parë është quajtur Dem Lala.
Por zyrtari rekordmen në ndryshimin e emrit është një kryer bashkie. Artur Bardhi i Laçit rezulton që ta ketë ndërruar katër herë emrin e tij. Më parë ai ka mbajtur emrat Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë