LAJMI I FUNDIT:

Shokuese – United ekipi i tretë me më së paku raste të krijuara në Ligën Premier (Foto)

Shokuese – United ekipi i tretë me më së paku raste të krijuara në Ligën Premier (Foto)

Manchester United pa dyshim se është ballafaquar me një prej sezoneve më kontestuese vitet e fundit.

Djajtë e Kuq nuk arritën që të sigurojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe tash është koha që të bëhen analizat se ku është problemi.

Sipas një analize të publikur nga mediat angleze, vihet re se Manchester United është ekipi i tretë me më së paku raste të krijuara sezonin që lamë pas në Ligën Premier, shkruan Telegrafi.

Vetëm Aston Villa dhe WBA kanë krijuar më së paku raste këtë sezon në Ligën Permier.


united raste

Por, në fakt Djajtë kanë pasur përmirësim të ndjeshëm në aspektin e pasimeve, pasi që është ekipi me përqindjen më të mirë të pasimeve këtë sezon në Ligën Premier.

Pra, Djajtë e Kuq janë shndërruar në një ekip që mban mirë topin dhe e pason shumë atë, por nuk arrin të krijojë raste dhe të shënoja gola.

Kjo po ashtu sjell nevojën për ndryshim pasi që Manchester United sezonin e ardhshëm nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/