LAJMI I FUNDIT:

Tifozët pejanë: Mos bini pre e provokimeve, prishtinasit duan ta ndërprejnë ndeshjen

Tifozët pejanë: Mos bini pre e provokimeve, prishtinasit duan ta ndërprejnë ndeshjen

Grupi i tifozëve pejanë “Shqiponjat”, një ditë para finales me Sigal Prishtinën që zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, kanë bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm.

Në një postim në rrjetin social Facebook, “Shqiponjat” kanë bërë thirrje që të kenë kujdes nga lojtarët e Prishtinës, të cilët sipas tyre, synojnë ta ndërprenë ndeshjen e fundit të finales. Këtë “synim” të Prishtinës, ata e kanë quajtur si “kulturë të tyre”.

“Ekipi me të cilin do të ndeshemi do të jetë në gjendje të bëjë çdo gjë që ndeshja të ndërpritet, e që për ne nuk është diçka e re sepse kjo është kultura e tyre. Neve na mbetet që të mos biem në grackën e tyre, dhe të vazhdojmë të anojmë me korrektësi e t’i shtyjmë djemtë tonë drejt titullit kampion”, thuhet në postim.


“Në emër të Shqiponjave ju lus të gjithëve që do të jeni të pranishëm që në asnjë moment të mos hedhet asgjë në parket, por të krijojmë atmosferë të bukur dhe sportive. Shqiponja si shpend fisnik që është nuk e lejon askënd të kalojë lehtë kur futet në folenë e saj, e njëjta do të ndodhë nesër me ‘ata’ që do të tentojnë të hyjnë në folenë tonë. Te gjithë e dimë se çfarë bëjnë Shqiponjat kur ndjehet e kërcënuar, prandaj kurseni provokimet të nderuar”

Tifozët në fund kanë edhe një porosi për gjyqtarët e finales në basketboll. Nga ata kanë kërkuar që të jenë korrektë dhe jo të njëanshëm.

“Referë, nga ju kërkojmë që të jeni korrektë dhe jo të njëanshëm qysh keni qenë disa herë. Mos e ngucni Shqiponjën në folenë e saj”, thuhej në fund të këtij postimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Ndërkombëtare
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Serie A
Kalo në kategori