LAJMI I FUNDIT:

Moska i propozon SHBA-së një ofensivë të përbashkët ajrore në Siri

Moska i propozon SHBA-së një ofensivë të përbashkët ajrore në Siri

Rusia i propozoi SHBA-së dhe koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Uashingtoni për fillimin e sulmeve të përbashkëta ajrore që nga 25 maji kundër “grupeve terroriste” mjaft aktive në Siri, njoftoi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergueï Choïgou.

“Ne i sugjeruam SHBA-së që forcat ajrore ruse dhe aviacioni i koalicionit i kryesuar nga SHBA-ja të ndërmarrim duke nisur nga 25 maji planifikimin dhe kryerjen e sulmeve ajrore të përbashkëta, duke patur si objektiv grupet terroriste duke përfshirë Frontin Al-Nosra, dega siriane e Al-Kaedës”, deklaroi ministri gjatë një takimi në Moskë.