LAJMI I FUNDIT:

Jaffa Champion mollë, tjetër pije kampionësh nga FLUIDI (Foto)

Jaffa Champion mollë, tjetër pije kampionësh nga FLUIDI (Foto)

Konsumimi i një lëngu të mollës është ideal për të pasur më shumë energji dhe imunitet falë vitaminave që përmban ky frut.

Produktin e Jaffa Champion të llojit mollë e bën të veçantë përmbajtja e vitaminave C, A dhe antioksidantë që janë të domosdoshëm për shëndetin e përgjithshëm e në veçanti për zemrën.

Përfitimet shëndetësore te lëngu i mollës janë të pa kufizuara. Vitamina C në lëngun e mollës përmirëson sistemin imunitar të trupit tuaj, si dhe ndihmon trupin në luftën kundër bakterieve. Prania e vitaminës C dhe hekurit në këtë lëng i bën më të fortë kockat tuaja.

Lëngu i mollës ka përparësi të mrekullueshme për lëkurën dhe flokët, një sasi e mjaftueshme e vitaminës A është në dispozicion në lëngun e mollës dhe kjo vitaminë ndihmon parandalimin e çrregullimeve të syve.

Pirja e lëngut të mollës ul kolesterolin e keq dhe zvogëlon potencialisht rrezikun e sulmit në zemër, vlera ushqyese e një lëngu molle është e njejtë me atë të një ngrënie molle.

Mekanizmat që ka lëngu i mollës, e bën më të lehtë rregullimin e sheqerit në gjak. Lëngu i mollës është i mirë për diabetin për shkak të përmbajtjes së tij të pasur me fibra.

Gjithashtu konsumimi i rregullt i lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka. Nëse do të pini më shumë lëng molle para se të bini të flini, një kemikal që qëndron nëkëtë pije do ju ndihmojë të keni gjumë të rehatshëm.

Me konsumimin e këtij lëngu do ta gjeni shijen e shkëlqyer të frutit të mollës. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar