LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet rruga që çon për në deponinë Rushino në Gostivar, shkak protesta e banorëve përreth

Bllokohet rruga që çon për në deponinë Rushino në Gostivar, shkak protesta e banorëve përreth

Me moton „Stop deponisë në Rushino“, qindra banorë të Gostivarit dhe fshatrave përreth, kanë protestuar dhe bllokuar transportin e mbeturianve komunale. Protesta ësht ëmbajtur te ura e Sushicës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët të cilët e bllokuan rrugën me vetura dhe mburojë njerëzore, thanë se me deponimin e papërshtatshëm të bërllogut, vuajnë dëme dhe përballen me sëmundje shëndetësore, ndërkaq bllokimin do ta vazhdojnë për një kohë të pa caktuar.


Sipas tyre, mbeturinat hidhen edhe gjatë rrugës, përderisa transportohet për në deponi. Në këtë lokacion hedhin bërllog gjashtë komuna të rajonit të Pollogut./Telegrafi/