LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Shteti ynë mbështet iniciativën e lirë ekonomike

Veseli: Shteti ynë mbështet iniciativën e lirë ekonomike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e lëshimit në punë të sistemit për prodhimin e tubave prej çeliku, në Fabrikën “Exim Metal”, në Koshare të Shtimes.

Ditën e sotme, Veseli e konsideroi të veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm pse po hapet kjo fabrikë, por për mesazhin që përcjell ajo, se vendi ynë është vend i burimeve natyrore dhe potencialit të fuqishëm njerëzor, është vend ku mund të investohet kapitali prodhues, ku iniciativa e lirë mund të krijojë vende pune dhe zhvillim ekonomik, dhe ku njerëzit e duan punën dhe mirëqenien që buron nga puna.

“Ne kemi për obligim ta aktivizojmë këtë potencial, për ta kthyer vendin tonë në vend atraktiv për të gjithë ata që duan të investojnë idetë dhe kapitalin e tyre.


Ti heqim pengesat burokratike dhe ndryshojmë ligjet që nuk stimulojnë zhvillimin ekonomik. Shteti nuk guxon të bëhet pengesë e iniciativës së lirë ekonomike”, theksoi kryetari Veseli, ndërsa shtoi se MSA-ja dhe liberalizimi i vizave kanë krijuar mundësi të reja për sipërmarrësit, ngase ekonomia jonë tani po del nga izolimi.

Tash, shtoi Veseli, sipërmarrësit tanë mund të ndërtojnë kanale të komunikimit dhe partneritetit me tregjet ndërkombëtare dhe gradualisht të bëhen pjesë e këtyre tregjeve me prodhimet e tyre.

“Sot ne duhet të ndërtojmë një mentalitet të ri në vendin tonë, mentalitetin që patriot e konsideron atë që punon duke respektuar ligjin dhe hap qoftë edhe një vend të ri të punës, patriot atë që beson se pasuria vjen vetëm përmes punës së ligjshme. Mentalitetin që patriot e konsideron arsimtarin që ofron edukim kualitativ, e mjekun që ofron shërbime cilësore shëndetësore. Ky është mentaliteti ynë i zhvillimit”, theksoi Veseli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori