LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Isa Mustafa e pengojë blerjen e autobusëve e jo Avdullah Hoti

Ahmeti: Isa Mustafa e pengojë blerjen e autobusëve e jo Avdullah Hoti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar edhe një herë statusin e kryeministrit Isa Mustafa të bërë dje në Facebook ku ironizoj lidhur me çështjen e autobusëve të rinj të trafikut urban.

Ahmeti tha se me këto postime Mustafa nuk po del të jetë serioz e as një person siç e njohim ne si njeri akdameik.

“Me thënien ‘me kanë lehtë me majt shpi, Kola jem i kish majt dy’, ai ka gabuar sepse në fakt është ‘tri’. Kjo nuk është hera e parë që ai po i ofendon kundërshtarët e tij politik në Facebook”, tha Ahmeti në Zona e Debatit në Klan Kosova.


I pari i Prishtinës më pas theksoi se ai i cili e ka bllokuar çështjen e autobusëve është Isa Mustafa e jo ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Nuk ka qenë Avdullah Hoti ai që e ka penguar procesin e autobusëve, shumë më shumë e ka penguar Kryeministri”, tha Ahmeti.

Ai ka shtuar se qëllimi i qeverisjes së mëparshme në Prishtinë ishte që trafiku urban të privatizohet.

“Qëllimi i Komunës ishte ta shkatërronin trafikun urban, ta bënin aq të dobët e më pas ta privatizonin e ta ndanin hisen në mes vete. Ky ishte qëllimi i degradimit të trafikut urban”, u shpreh Ahmeti.

Në pyetjen e  gazetares Erëza Vela se si Lëvizja Vetëvendosje do të ia arrijë t’i funksionalizojë ndërmarrjet publike, Ahmeti është shprehur se ato nuk kanë funksionuar me dashje.

“Mosfunksionimi i ndërmarrjeve publike është bërë me qëllim. Nëse i shohin 7 ndërmarrjet publike që kryejnë punë të ndryshme në Komunën e Prishtinës, prej Ndërmarrjes Banesore e deri te Trafiku Urban, kemi arritur t’i funksionalizojmë”.

“Nuk është se ndërmarrjet publike nuk funksionojnë, por ato duhet t’i vëmë në funksion”.

Ahmeti ka thënë se ndonëse ka 11 muaj që 51 autobusët po bllokohen nga ministria, Prishtina ka nevojë për më shumë se dyfishin e këtyre autobusëve.

“Prishtina ka nevojë për 160 autobusë që të funksionojë mirë trafiku urban. Ky është vlerësimi i ekspertëve për nevojat e Prishtinës”.

“Kërkesa e BERZH-it ishte që sektori publik i trafikut urban të funksiononte me atë privat. BERZH po i jep Kosovës 700,000 euro falas, për shkak se ka për qëllim t’i tregojë Kosovës se si funksionon sektori publik. Ndërsa pjesa tjetër e kredisë do t’i paguhet BERZH-it nga Kosova për 10 vjet”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori