Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit sot ka bërë përurimin e palestrës sportive “Adem Jashari” në qytetin e Klinës, e cila Qeverisë i kushtoi 2 milionë euro. Ministri i MKRS-së, Kujtim Shala tha se ky investim është bërë nga Qeveria e Kosovës , por tash e pas kjo palestër do të jetë nën mbikëqyrje komunale.
Në këtë përurim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota, i cili u shpreh mjaftë i kënaqur me këtë investim. Në anën tjetër kryetari i Klinës tha se projekti është vonuar, por siç tha ai, “më mirë vonë se kurrë”.
E, ministri Shala tha se ky projekt ka kushtuar 2 milionë euro dhe është një nga objektet më moderne në Kosovë.
Shala: 2 milionë euro për palestrën sportive në Klinë
“Është një nga investimet e rëndësishme të Qeverisë në këtë fushë, një projekt disavjeçar të cilin patëm fatin te përmbyllim. Ky projekt ka kushtuar rreth 2 milionë euro dhe është nga objektet më moderne në Republikën e Kosovës. Edhe pse ka qenë një investim i Qev erisë ne kemi bashkëpunim të ngushtë me Komunën dhe çka është më e rëndësishmja, nga sot, kjo palestër është pronë e Komunës dhe qytetarëve të Klinës për shërbimin e tyre – dhe normalisht i takon Komunës së Klinës që të përkujdeset për këtë objekt të rëndësishëm”, tha Shala.
Ndërsa, kryetari Bashota tha se kjo palestër që u hap sot është ndër më të mirat në Kosovë. Ai tha se të gjithë qytetarët e Klinës mund ta shfrytëzojnë palestrën për aktivitete sportive.
Bashota: Investimi u vonua, por më mirë vonë se kurrë
“Është shumë e vërtetë që mediat do të pasojnë me pyetjen se pse është vonuar deri më tani, por më mirë vonë se kurrë dhe ndonjëherë e fundit nuk i bie shumë keq. Po mendoj që kjo është nder palestrat më të mira që është në Republikën e Kosovës dhe dëshiroj që të gjithë qytetarët e komunës së Klinës, por edhe atyre që merren e aktivitete sportive të ua uroj këtë palestër të mrekullueshme”, tha Bashota.
Pjesë e ceremonisë së përurimit ishte zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251