LAJMI I FUNDIT:

Rivalët e mundshëm të Skënderbeu në Ligën e Kampionëve

Rivalët e mundshëm të Skënderbeu në Ligën e Kampionëve

Skënderbeu ka siguruar praninë në vazon e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Këtë vit korçarët janë të qetë sepse falë paraqitjeve shumë pozitive që kanë bërë në garat evropiane gjatë sezoneve të fundit, tashmë kanë një koeficient shumë më të lartë në renditjen e UEFA-s për klube, duke u pozicionuar kështu për të dytin vit radhazi në vazon e skuadrave favorite, në raundin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampionëve.


Në këtë mënyrë në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës në datën 20 Qershor, kampionët e Shqipërisë do të bëjnë pjesë në të njëjtën vazo me klube të tilla si Red Bull Salzburg, Celtic Glasgow, Apoel Nicosia, Bate Borisov, Legia e Varshavës, Dinamo e Zagrebit, Ludogorets, Fc Copenghagen, Qarabag etj.

Kundërshtar i mundshëm për Skënderbeun në raundin e dytë paraeliminator të Uefa Champions League mund të jetë një prej 4 skuadrave që do të kualifikohen nga raundi i parë por edhe ekipe të tilla si Vardari i Shkupit, Zrinjski Mostar, Norrkoping, Fernecvaros, Olimpja Ljubljana, Mladost Podogorica, SJK, Dundalk, Liepaja apo edhe Crusaders me të cilët Skënderbeu u ndesh edhe vitin e kaluar.

Në trend Sport

Më shumë
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori