LAJMI I FUNDIT:

FMN mirëpret planin e Arabisë për naftën

FMN mirëpret planin e Arabisë për naftën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka mbështetur planin e Arabisë Saudite për ekonominë dhe shton se Mbretëria po i shkurton shpenzimet me ritmin e duhur për t’i bërë ballë deficitit të shkaktuar nga rënia e çmimeve të naftës.

Gjatë muajit prill, Princi Mohammed bin Salman shpjegoi hapat që duhen ndjekur për të reduktuar varësinë tek nafta, përfshirë këtu uljen e subvencioneve, rritjen e taksave, shitjen e aktiveve shtetërore dhe nxitjen e investimeve të sektorit privat. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar prej kohësh Arabinë Saudite që të ndjek këto hapa.

“Plani për reforma i Arabisë Saudite synon transformimin e duhur të ekonomisë”, deklaron Fondi. Riadi zyrtar ka shkurtuar shpenzimet dhe është përpjekur të rrisë të ardhurat qeveritare, për shkak se deficiti në buxhet arriti 98 miliardë dollarë, apo 16 për qind në raport me PBB, në 2015-ën.


Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se deficiti do të vazhdojë të qëndrojë i lartë edhe për këtë vit, në rreth 14 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, por në rënie me 2 për qind nga viti i kaluar.

Megjithatë organizata e mirëpriti kontrollin e shpenzimeve nga Qeveria dhe deklaroi se “politika fiskale po përshtatet në mënyrën e duhur ndaj rënies së çmimeve të naftës”. Mënyra e financimit të deficitit nëpërmjet reduktimit të rezervave financiare dhe emetimit të borxhit në vend dhe jashtë, është ajo e duhura, deklaron FMN. /Telegrafi/