LAJMI I FUNDIT:

De Niro me film në Kanë (Foto)

De Niro me film në Kanë (Foto)

Aktori veteran, Robert de Niro, ka parakaluar në tapetin e kuq të Kanës për ekranizimin e filmit të tij të fundit, “Hands of Stone”.

Ikona hollivudiane ndau autografe për adhuruesit e tij para se të hynte në sallën ku do të shfaqej premiera, i shoqëruar nga regjisori Jonathan Jakubowicz dhe producenti Harvey Weinstein.


deni

“Hands of Stone” e rikthen De Niron te rolet klasike, nën petkun e menaxherit të legjendës së boksit Roberto Duran, transmeton Top Channel.

Filmi tregon historinë e boksierit panamez, teksa ky i fundit përgatitet për t’u ndeshur me Sugar Ray Leonard, i interpretuar nga ylli i muzikës R&B, Usher.

deni2

De Niro është një emër i njohur në Festivalin e Kanës, meqë ka qenë pjesë e panelit të jurisë dhe gjithashtu protagonist i dy filmave që kanë fituar çmime, “Taxi Driver” në vitin 1976 dhe “The Mission”, një dekadë më vonë.

deni3