LAJMI I FUNDIT:

Ja deklarata e Mogherini-t dhe Hahn për situatën politike në Maqedoni

Ja deklarata e Mogherini-t dhe Hahn për situatën politike në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, kanë lëshuar një deklaratë publike rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dy përfaqësuesit e BE-së konsiderojnë se kjo është një mundësi e re për vendin që t’u qaset një numri serioz çështjesh në kulmin e krizës së zgjatur politike. Ata konsiderojnë se mënyra se si duhet të ecet më tutje, duhet patjetër të përcaktohet bashkarisht nga partitë kryesore, pasi që bëhet fjalë vetëm për një dialog serioz, gjithpërfshirës dhe përkushtues ndaj parimeve demokratike dhe ndaj nevojës për reforma dhe implementimin e tyre që do ta kthejnë vendin në rrugën euro-atlantike.

Dyshja kërkon ruajtjen dhe respektimin e marrëveshjes së Përzhinos nga të gjitha partitë nënshkruese të saj, duke theksuar se kjo marrëveshje mbetet rruga më e mirë për të nxjerrë vendin jashtë krizës së tanishme, kurse puna duhet të vazhdojë drejt përgatitjes së zgjedhejve të besheshme, si edhe reformave urgjente, përmes një procesi githpërfshirës. Gjithashtu, konsiderojnë se vendimi i Gjykatës i hap rrugë mundësisë për të anuluar zgjedhjet e 5 qershorit.


Mogherini dhe Hahn këkrojnë që partitë t’i qasen seriozisht vendimit të kryetarit Ivanov për falje, si edhe ta mbështesin punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe të mos e pengojnë./Telegrafi/