LAJMI I FUNDIT:

Kosova në konferencën e OSBE-së, Serbia dhe Spanja anulojnë pjesëmarrjen

Kosova në konferencën e OSBE-së, Serbia dhe Spanja anulojnë pjesëmarrjen

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi ekonomik përtej kufijve si ndihmë për të krijuar dhe ruajtur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin, mund të zhvillohet vetëm një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Kjo është arsyeja pse OSBE-ja e kryesuar nga Gjermania, ka organizuar një konferencë të biznesit, në të cilën po marrin pjesë të gjithë anëtarët e organizatës, raporton lajmi.net

Në mesin e shteteve anëtare të OSBE-së, po merr pjesë edhe Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga disa biznese por nën organizimin e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.


Ka qenë pikërisht pjesëmarrja e Kosovës, e barabartë me të gjitha shtetet e tjera, shkak që Serbia dhe Spanja të anulojnë pjesëmarrjen, raporton lajmi.net

Kjo nuk është hera e parë që Serbia, në pamundësi që të pengoj Kosovën në këso takime ndërkombëtare, e anulon pjesëmarrjen e saj.

Ky takim po mbahet me qëllim të lehtësimit të tregtisë dhe investimeve në interes të të gjithë rajonit të OSBE-së. /lajmi.net/