Mrçella: Maqedonia deri më tani i ka përmbush rekomandimet e GRECO dhe nuk ka arsye të mos vazhdojë kështu
Deri më tani Maqedonia i ka përmbushur rekomandimet e Grupit të shteteve kundër korrupsionit (GRECO) dhe mendoj se nuk ka arsye që mos të jetë kështu në të ardhmen, ka deklaruar kryetari i GRECO, Marin Mrçella, i cili qëndron në Shkup ku merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik „Pavel Shatev“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai pret që rekomandimet të përmbushen nga Maqedonia, ndërsa seanca plenare në të cilën do të bisedohet për Maqedoninë do të mbahet javën e fundit të qershorit.
“E di që Maqedonia ka pranuar shumë rekomandime. Tani jemi duke u marrë vetëm me njërën pjesë, e kjo është parandalimi i korrupsionit për sa u përket deputetëve, gjykatësve dhe prokurorëve dhe është vështirë të jepet çfarëdo vlerësimi për dy arsye. Si e para nuk e kemi shqyrtuar raportin, dhe si e dyta nuk bëjmë renditjen e shteteve, por përpiqemi që të përmbushen rekomandimet, kjo është më mirë, ka thënë Mrçella.
Drejtoresha e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik, Aneta Arnaudova, thotë se sipas GRECO, në Maqedoni janë bërë reforma të mëdha në pjesën e legjislacionit penal kundër korrupsionit në përputhje me standardet e vendosura me dokumentet e Këshillit të Evropës.
“Procesi është në drejtim të një legjislacioni gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, ndërsa në drejtim të zhvillimit të mëtejmë të udhëzimeve për reforma të GRECO, me LPP-në e re është rtitur mundësia për ndjekje më efikase dhe gjykim të inkriminimeve ekzistuese dhe të reja për mitë marrje, ka theksuar Arnaudova.
Në punëtorinë dyditore marrin pjesë gjykatës, avokatë, prokurorë dhe përfaqësues të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, të cilët informohen për përvojat kroate në pjesën e veprave penale korruptive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian