LAJMI I FUNDIT:

Ky është reagimi i Sigal Prishtinës pas skandalit me kryetarin e klubit pejan (Video)

Ky është reagimi i Sigal Prishtinës pas skandalit me kryetarin e klubit pejan (Video)

Në ndeshjen e katër finale të Play Off në Supërligën e Basketbollit të Kosovës, mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ka ndodhur një gjest i pahijshëm.

Është Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci i cili ka refuzuar të ia jap dorën, Kryetarit të Pejës, Art Gashit edhe pse ky i fundit e uroi për fitoren.


Kjo ka bërë që shumëkush të reagojë ndaj këtij gjesti të parit të klubit prishtinas, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i kampionit aktual të Kosovës në Basketboll, transmeton Telegrafi.

PO ASHTU LEXONI: Skandaloze: Gjesti i ulët i Blerand Stavilecit, refuzon t’ia japë dorën Art Gashit (Video)

I pari që reaguar publikisht ishte këngëtari dhe fansi i sportit, Blerim Muharremi-Blero, i cili pohoi se Blerandi duhet të jetë shembull për të tjerët dhe nuk e meriton të jetë president i klubit.

PO ASHTU LEXONI: Pas skandalit në basketboll, Blero i ka dy fjalë për Blerand Stavilecin (Foto/Video)

Së fundi ka reaguar edhe skuadra prishtinase duke shpërndarë në llogarinë zyrtare në Facebookut videon teksa shihet Blerand Stavileci duke mos pranuar të përshëndetet me kryetarin e klubit pejan, Art Gashi.

“Kështu përfundojnë ata që shajnë Prishtinën!”, shkruan në llogarinë zyrtare të klubit prishtinas.

Ndryshe, Sigal Prishtina ka barazuar serinë finale të “Play Off” 2:2 pas triumfit me rezultat të thellë prej 80:65.

Vlen të theksohet se takimi i fundit, ku do të mësohet emri i skuadrës kampione, do të zhvillohet të shtunën në palestrën sportive pejane “Karagaç”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori