Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë të mbajtur për media, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke e penguar pajisjen e kryeqytetit me 51 autobusë.
Sipas tij, Ministria e Financave, respektivisht ministri Avdullah Hoti, ka 13 muaj që nuk po e nënshkruan garancionin për marrjen e kredisë për blerjen e autobusëve, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Rrezikon të dështojnë procedurat e tenderimit, ku më pas duhet që përsëri të përsëritet i njëjti tender, ku më së shumti do të dëmtohen qytetarët e Prishtinës. Koncepti i tyre është i keq, sepse synojnë me ia dështu projektet Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.
Ahmeti ka theksuar se komuna të cilën e drejton ai i ka kryer të gjithë obligimet që bien mbi të, dhe se krejt problemi është te Qeveria e Kosovës, si garantuese e kredisë për blerjen e autobusëve. Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë kurrfarë përgjigje, duke e prolonguar qëllimisht këtë çështje.
“Qysh po shkon kjo punë, unë mendoj se do të përfundojë në protestë të qytetarëve të Prishtinës,. Nëse nuk ju përgjigjen kërkesave të qytetarëve, ata do të jenë politikisht humbës. Ma mirë më bo këtë projekt, e ne me tregu që edhe ata kanë ndihmu këtë projekt”, ka shtuar Ahmeti . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron