Besjana Kosturi, 27-vjeçarja shqiptare e cila rreth një javë më parë u rrëmbye dhe përdhunua përgjatë gjithë natës në një kamp romësh në kryeqytetin italian, është ndër të rrallat vajza që ka dalë hapur për të denoncuar ata njerëz që për të nuk kanë të krahasuar as me kafshët!
Besjana, vajza e ish-profesorit Vladimir Kosturi foli para qindra mbështetësve italianë që dolën në një protestë sensibilizuese të shtunën në Romë, e ku me fjalët e saj përloti jo vetëm të pranishmit por me mijëra njerëz që u njohën me historinë e saj.
Falenderimet për pjesëmarrësit në tubim ishin të shumta nga ana e 27-vjeçares, por në fjalimin e saj, Besjana kujtoi edhe personat që i kanë dalë kundër për faktin që ajo ka dalë me fytyrë. “Unë i them që nuk më vjen turp për atë që më ndodhi, sepse nuk kam asnjë faj për atë çka ndodhi”, tha shqiptarja ku shpesh përlotej në ato çka thoshte.
Apeli i saj është i fortë: Ftoj të gjitha gratë që janë viktima të dhunës të flasin për këtë. Nuk jemi ne që duhet të turpërohemi, por ata që i bëjnë këto gjëra duhet të turpërohen jo ne.
Dy histori tronditëse në jetën e saj janë arsye pse sipas Besjanës vajzat duhet të ngrënë zërin për të denoncuar historitë e abuzimit me to, raporton Express.
https://www.youtube.com/watch?v=-NpYP-OsqC8
E para është e mikes së saj e cila e mbylli jetën në moshën 23-vjeçare. “Ajo ishte më e fortë se mua kur ishim të vogla, ajo më mbronte gjithmonë. Ajo sot nuk është këtu sepse është viktimë e një qenie që nuk mund të quhet njeri por as kafshë se as kafshët nuk sillen kështu. Për të dhe për të gjitha të tjerat ju ftoj të flisni dhe të reagoni”, u shpreh Besjana.
Por shqiptarja rrëfeu edhe historinë e një zonje e cila është e njëjtë me dramën që ajo kaloi, por që ndryshe nga Besjana, zonja në fjalë nuk mundi t’i mbijetojë përdhunuesve.
“Kam lexuar historinë e një zonë që e ndjeva afër. Ajo u rrëmbye në mes të rrugës si unë, e mbyllën në një barakë gjithë natën, si unë, por s’pati të njëjtin fat sepse sot është e vdekur. Për këto zonja duhet të reagojmë, mos të heshtim dhe mos të na vijë turp për asgjë”
I ati i saj, Vladimiri e ndoqi nga afër protestën sensibilizuese për kauzën e vajzës. Edhe ai ka një apel për të bërë: Të mbyllen kampet e romëve.
Besjana gjeti kurajën të shkojë edhe në kampin ku jeta e saj u shënjua, e shoqëruar nga gazetari italian Alessandro Moriconi, por me të njëjtin guxim përsëri thirrjen e saj për reagim dhe denoncim të keqbërësve.
27-vjeçarja u rrëmbye në mes të rrugës nga dy pjesëtarë të komunitetit rom, u drogua, dhunua e përdhunua përgjatë gjithë natës, ndërsa në rrëfimet e saj ajo ka treguar se nëse nuk do të kishte shpëtuar, kishte dëgjuar përdhunuesit të thonin se do ta vrisnin. Fillimisht 27-vjeçarja nuk u tregoi prindërve se çfarë kishte ndodhur, por vendosi të bëjë denoncimin në polici.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët