Edhe një muaj gjithçka do të jetë gati për të filluar punën Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë.
Zyra e Prokurorit special është duke rekrutuar tashmë stafin që do të punoj në dhomat e specializuara dhe zyrat në Holandë e Serbi, për të gjykuar të dyshuarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Saktësisht nëntë muaj pas votimit të amendamenteve që hapën rrugën për krijim e Gjykatës Speciale, Bashkimi Evropian ka hapur konkursin ndërkombëtar për kompletimin e stafit që do të mundësoj funksionimin e saj.
Gazeta Fjala posedon konkursin e hapur nga BE, i cili parasheh zgjedhjen e stafit punues së Gjykatës Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Nga 37 pozita të hapura katër prej tyre janë urgjente, derisa të tjerat kanë kohë të plotësohen deri në fund të këtij muaji.
BE kërkon urgjentisht një shef të zyrës për viktimat, shef për financa dhe buxhet, zyrtar i buxhetit dhe shef i njësisë së prokurimit, shkruan Gazeta Fjala.
Përveç kërkesave për dy prokurorë, pozitat tjera do të jenë kryesisht për zyrtarë për viktima, zyrtarë për mbrojtjen e dëshmitarëve, asistent i financave, koordinatorë, asistent rajonal ndërlidhës me qendrën etj.
Sipas kësaj liste 33 pozitat tjera pritet të kompletohen jo më larg se deri me datën 15 qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Fjala.
Ndërkohë që disa nga këto pozita presin të kenë dy e më shumë persona të ngarkuar me detyrën e njëjtë.
Kërkohen dy asistent administrative, dy korrektor në gjuhën angleze (redaktorë), 4+1 pozita asistent i prokurorit, 3+1 hetues.
Puna e tyre do të zhvillohet kryesisht në Hagë dhe Beograd.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 3 gusht të vitit të kaluar me 82 vota pro 5 kundër dhe 1 abstenim, patën votuar pro amendamenteve për krijim e Gjykatës Speciale. Opozita nuk pati marrë pjesë fare në votim.
Me krijimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, gjykata pretendon të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj civilëve serbë gjatë luftës së fundit.
Kërkesat e BE-së për stafin e Speciales
Konkursi ndërkombëtar i Bashkimit Evropian që synon funksionimin e speciales ka dhe kërkesa specifike për kandidatët e interesuar.
Kërkohet që për pozitën e prokurorit dhe gjyqtarit minimum 10 vite përvojë e plotë pune si gjyqtarë apo prokurorë në juridiksionin ndërkombëtar. Nga kjo, 5 vite duhet të jenë të fokusuar në krime të rënda, transmeton Gazeta Fjala kërkesat e BE-së për kandidatët.
Gjithashtu kërkohet që kandidatët duhet të kenë përvojë në kryerjen e ndjekjeve penale dhe hetime komplekse me karakter ndërkombëtar, në lidhje me krimet e luftës, krimin apo trafikimin e qenieve njerëzore.
Sipas konkursit kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit, dhe të jenë të gatshëm të punojnë nën stres, dhe me orar të pacaktuar.
Të interesuarit sipas konkursit duhet të kenë aftësi të punojnë si anëtarë të ekipit në task forca dhe grupe të përziera. Stafi i gjykatës speciale duhet të jetë i gatshëm të punoj përveç si staf civil edhe si staf ushtarak dhe të jenë të gatshëm që të qëndrojnë një kohë të gjatë larg familjes.
Kandidatët duhet të jenë nën moshën e pensionimit.
Ndër të tjera kandidatët duhet të posedojnë edhe leje për ngasjen e automjeteve është e preferueshme kategoria B. Kurse kategoria C është e dëshirueshme, e cila është e specifikuar për ngasjen e kamionëve.
Kandidatët e përzgjedhur duhet gjithsesi të kenë pasaportën diplomatike të vendit nga vjen. /Gazeta Fjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë