LAJMI I FUNDIT:

Cadillac Escalade i kombinuar në mënyrë të përkryer me rrotat Lexani (Video)

Cadillac Escalade i kombinuar në mënyrë të përkryer me rrotat Lexani (Video)

Modeli Escalade i lansuar këtë vit, është një makinë e kompletuar dhe shumë e bukur.

Dizajni me stil dhe linjat e mprehta në pjesën e jashtme, si dhe dekori i mahnitshëm i interierit, bëjnë që kjo veturë të jetë e ‘dedikuar për një mbret’, raporton Auto Magazine.

Por, kompania që merret me prodhimin e rrotave Lexani, ka vendosur ta ngritë në një nivel tjetër pamjen e jashtme dhe lëvizjen e këtij modeli nga Cadillac.


Në rrotat që kanë 66 centimetra, janë vendosur disa nga modelet më të mira nga seria Next Nation. Në veturën e zezë, janë vendosur rrotat e kromuara Competition Series.

Kurse, në makinën e bardhë janë vendosur Concave Series, që kanë pamjen e përzier mes ngjyrës ari dhe rozës së trëndafilit. /Telegrafi/

Cadillac Escalade me rrotat Lexani.

Posted by Telegrafi Auto on Monday, 16 May 2016