LAJMI I FUNDIT:

Ademi: BDI do ta zgjidh krizën politike (Video)

Ademi: BDI do ta zgjidh krizën politike (Video)

Ish ministri i arsimit dhe sekretari i BDI-së, Abdylaqim Ademi në një prononcim për TV Art tregon mënyrën se si BDI-ja do ta zgjidh krizën politike në vend.

“BDI ka ndërmarr edhe hapa konkret për dalje nga kriza. Ka një iniciativë që besojmë se Gjykata Kushtetuese javën e ardhshme do ta shqyrtoj. Edhe pse si edhe në raste tjera, Gjykata Kushtetuese është e formuar si institucion që të reagoj për situata kur janë emergjente.
Nuk duhet pritur këtu seanca të rregullta ose shqyrtime të rregullta, pasi që vendi gjendet në një krizë. Konsiderojmë që nëse shfuqizohet vendimi për shpërbërjen e Parlamentit, do të krijohen kushtet që kryetari i Parlamentit të thirr një seancë të re, të merr vendime tjera Parlamenti dhe kuptohet të funksionoj në kushte normale.
Ne inkurajojmë të gjitha palët që të na ndihmojnë në këtë rast, inkurajojmë të gjitha palët që të japin kontributin e tyre me qëllim që ky vendim të merret sa më shpejtë.”, deklaroi Ademi.


Ademi shtoi se argumente se pse BDI-ja nuk po përkrah organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për me 5 qershor është Kodi Zgjedhor si dhe kushtet që duhet plotësuar për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Argumentet shtesë kanë të bëjnë kryesisht me Kodin Zgjedhor ose me kushtet që duhet të plotësohen për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike.”, deklaroi Ademi./Telegrafi/