LAJMI I FUNDIT:

Sërish dramë dhe Peja e ngre në 2-1 epërsinë e fitoreve (Video)

Sërish dramë dhe Peja e ngre në 2-1 epërsinë e fitoreve (Video)

Skuadra e Pejës ka sunduar në palestrën “Karagaçi” duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 66-63, në duelin e tretë të finales së madhe të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra mysafire bëri paraqitje lehtësisht më të mirë në dhjetëminutëshin e parë duke e mbyllur me katër pikë epërsi (17:21).


Nikoqirët u rikthyen fuqishëm në çerekun e dytë duke e përmbysur disavantazhin dhe duke shkuar në pushim me pesë pikë avantazh (38:33).

Loja mahnitëse e pejanëve vazhdoi në çerekun e tretë, të cilin e përfunduan me rezultat 55:44.

Në një atmosferë të nxehtë që pati nevojë edhe për shtimin e vëmendjes së forcave të sigurisë, skuadra vendase vazhdoi ta ruante avantazhin në çerekun e katërt, porse kryeqytetasit e ngushtuan rezultatin për të shpresuar në një përmbysje në fund.

Në sekondat e fundit madje rezultati u ngushtua shumë, porse pejanët ia dolën që të ishin fitimtarë me tri pikë epërsi.

Në këtë mënyrë, Peja është një fitore larg titullit, derisa Prishtina t’i fitojë dy ndeshje. /Telegrafi/

#TheFinals LIVE nga Karagaçi

Peja vs Prishtina (ndeshja e tretë finale e finales së playoffit)

Seria është 1-1 me fitore dhe Peja kërkon avantazhin në terrenin vendas me përkrahjen e madhe të Shqiponjave.

Shijoni spektaklin me #TelegrafiLIVE

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 15 May 2016

Fundi i çerekut të parë…

Peja – Prishtina

#TheFinals #TelegrafiLIVE

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 15 May 2016

Ahh çfarë treshe nga Alban Veseli, e gjithë palestra Karagaçi dhe gjithë Peja në këmbë…

Rezultati aktual

Peja 23-24 Prishtina

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 15 May 2016

Fundi i çerekut të dytë… Kush do të fitojë?

Peja – Prishtina

#TheFinals #TelegrafiLIVE

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 15 May 2016

Ka përfunduar çereku i tretë. Shikoni atë që ndodhi në transmetimin tonë LIVE në 5 minutat e fundit të çerekut të tretë.

Peja 55-44 Prishtina

Atmosferë spektakolare… kush do fitojë?

#TheFinals #TelegrafiLIVE

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 15 May 2016

Momentet finale, Peja drejt fitores, një fitore tjetër larg titullit…

66-63

Ndeshja e katërt në mesjavë në Prishtinë. Me fitore, Peja shpallet kampione…

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 15 May 2016

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori