LAJMI I FUNDIT:

Kosova vëzhgon zgjedhjet në Republikën Domenikane

Kosova vëzhgon zgjedhjet në Republikën Domenikane

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, në përbërje të anëtarëve Betim Gjoshi e Adnan Rrustemi, po qëndrojnë në Republikën Domenikane për të vëzhguar zgjedhjet në këtë shtet që do të mbahen ditën e diele (15 maj).

Siç njofton komunikata, delegacioni i KQZ-së si pjesë e Misionit Vëzhgues Zgjedhor (MVZ) i formuar nga disa vende anëtarë të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB), pjesë e së cilit është edhe KQZ e Republikës së Kosovës, kanë zhvilluar takimet të ndryshme si dhe kanë parë nga afër përgatitjet para ditës së zgjedhjeve.

Para ditës së zgjedhjeve, anëtarët e KQZ-së së bashku edhe me vëzhguesit tjerë nga vende të ndryshme të botës, janë pritur në takim nga presidenti i Republikës Domenikane, Danilo Medina Sanchez, ndërsa më vonë kanë zhvilluar takime të ndara me kandidatët presidencialë.


Gjatë ditës së zgjedhjeve, Misioni Vëzhgues Zgjedhor do të përcjellin nga afër procesin e votimit në disa Qendra Votimi; mbylljen e votimit; numërimin e votave; dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve.

Zgjedhjet e ditës së diele të organizuara nga Bordi Qendror i Zgjedhjeve janë të shumëfishta pasi do të zgjidhet presidenti dhe zëvendësresidenti; senatorët dhe deputetët e Kongresit Kombëtar; kryetarët e kuvendeve dhe drejtorët e distrikteve komunale dhe deputetët që do të përfaqësojnë komunitetin domenikan që jeton jashtë vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori