LAJMI I FUNDIT:

AAK, Nisma: Nesër do të protestojmë në mënyrë paqësore

AAK, Nisma: Nesër do të protestojmë në mënyrë paqësore

Liderët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma, kanë paralajmëruar protestën e nesërme për të cilën thanë se do të jetë më e madhja e parë ndonjëherë.

Haradinaj në një konferencë për media, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se protesta e nesërme do të jetë e qetë dhe paqësore.

“Kundërshtimi opozitar është i gjallë, do ta detyrojmë qeverinë që të reflektojë dhe nesër do të dëshmojmë që ky kundërshtim do të arrijë fuqinë e vet. Përgatitjet janë kryer të gjitha dhe për këtë janë angazhuar mijëra aktivist dhe qytetarë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka ftuar të gjithë qytetarët që nesër të protestojnë në mënyrë të qetë.

“Jemi këtu të ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë të pakënaqur me këtë qeverisje dhe atyre që gjithmonë e kanë mbështetur kauzën tonë, që nesër të gjithë së bashku të vijnë në këtë shesh dhe të protestojnë në mënyrë paqësore”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/