LAJMI I FUNDIT:

Padi penale për struganen që shkroi grafite të turpshme!

Padi penale për struganen që shkroi grafite të turpshme!

Policia e Ohrit pas konsultimeve dhe udhëzimeve me Prokurorinë Publike, ka ngritur akuzë kundër struganes e cila ka shkruar mbishkrime të papërshtatshme në shtëpinë përkujtimore të revolucionarit Hristo Uzunov në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç deklarohet zëdhënësi Stefan Dimovski, akuza penale kundër J.M. (24) nga Struga është për kryerjen e një vepre penale “dëmtim të pronave të huaja”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës një të mëngjesit, ku pa shkak dhe arsye, ka shkruar grafite të turpshme dhe fyese, ku më pas ata është larguar nga skena. Aktin e ka vërejtur një i punësuar për çështje sigurie i cili e ka paraqitur të kallzuaren në hapësirat zyrtare. /Telegrafi/