LAJMI I FUNDIT:

Posta me shërbim të ri, kursehen 200 mijë euro

Posta me shërbim të ri, kursehen 200 mijë euro

​Posta e Kosovës ka lansuar sot shërbimin postar “Gjurmimi i dërgesave postare”.

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se ky projekt është një prej të arriturave më të mëdha të Postës sa i përket modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve postare.

Sipas tij, me anë të këtij projekti posta do të kursejë 200 mijë euro.


Ndërsa, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, duke e vlerësuar lartë këtë projekt digjital, tha se prej tash do të modernizohen shërbimet postare dhe do të rritet efikasiteti i kësaj ndërmarrjeje publike.

Ministri Stavileci, po ashtu, tha se institucionet e Kosovës duhet t’i japin prioritet fushës së shërbimeve postare. /Telegrafi/