LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Roli i Universitetit të Gjilanit është esencial për Anamoravën

Thaçi: Roli i Universitetit të Gjilanit është esencial për Anamoravën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin dhe dekanët e universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, të cilët i ka falënderuar për punën që po bëjnë në emancipimin dhe krijimin e kuadrove të reja në këtë rajon të Kosovës.

“Që nga themelimi ju keni pasur mbështetjen time. Roli i Universitetit të Gjilanit është përcaktues në edukimin dhe krijimin e kuadrove në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë. I vlerësojmë lart përparimet që keni bërë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, rektori i universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, ka treguar se tashmë stafi akademik është duke u plotësuar, derisa numri i studentëve është rreth 5 mijë.


“Studentë nga Universiteti i Prishtinës dhe rajonit po kthehen në Gjilan, gjë që tregon për cilësinë në rritje”, ka thënë ai.

Në këtë takim të presidentit Thaçi me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Gjilanit u diskutua edhe për nevojën e krijimit të një hapësire më të madhe për universitetin, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë. /Telegrafi/