LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet “mashtruesi i kontratës” së Donikës me VV-në? (Foto)

Zbulohet “mashtruesi i kontratës” së Donikës me VV-në? (Foto)

Ditë më parë në rrjetin social Facebook ka qarkulluar një video ku paraqitej një kontratë në të cilën shkruante se ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e cila tashmë i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje ka pagë mujore prej 3000 euro.

Për këtë video kishte reaguar zëdhënësi i kësaj lëvizje, Frashër Krasniqi i cili kishte thënë se kjo video është thjeshtë një montim, dhe se do ta padisin për shpifje, falsikim dhe montim këdo që qëndron prapa kësaj, transmeton Telegrafi.

Së fundmi është zbuluar se kush ka qëndruar prapa këtij mashtrimi.


Në një postim në Facebook thuhet se profili “Gjakova Sot” është ajo e cila e shpërndau kontratën e rrejshme ndërmjet Donika Kadaj-Bujupit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjakova Sot, siç mund të shihet në fotografi, është profil i regjistruar me emrin “aakgjakove”, ndërsa faqja Gjakova INFO, siç mund të shihet në foto tjera, ka postime ekskluzivisht pro AAK – së”, thuhet mes tjerash në postimin e bërë në Facebook nga Lisjan Perolli, aktivistë i VV-së në Gjakovë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu KËTU

13164199_617469775084324_8248170980271476715_n

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori