Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Drejtoritë e Arsimit në Komunat përkatëse, ka mbajtur Seminare për maturantët në të gjitha Regjionet e saj.
Maturantëve të Shkollave të Mesme, u është prezantuar tema “Sistemi Tatimor në Kosovë”.
Siç njofton komunikata, qëllimi i këtyre seminareve ishte edukimi i nxënësve/maturantëve, lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë.
“Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin: Çfarë janë tatimet?, Si mblidhen tatimet?, Çfarë janë taksat?, Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor?, Llojet e tatimeve, Normat tatimore, Përmbushja e detyrimeve tatimore, Parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, Lehtësitë në pagesë të tatimeve, Vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, Rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, nxënësve/maturantëve iu mundësua ndjekja e spoteve të përgatitura nga ATK”, thuhet në komunikatë.
Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.
Gjithashtu, nxënësit kuptuan se pagesa e tatimit mundëson gjëra të cilat nuk do të mund t’i krijojë një njeri i vetëm, si Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj. dhe se tatimet sjellin shumë më shumë të mira nga sa e kanë vlerën vetë.
Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal, ku nxënësit arritën të kuptojnë se edhe pajisja me kupon fiskal ndikon drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit.
Gjatë këtyre seminareve, nxënësit parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temat e prezantuara. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminareve.
Po ashtu, nxënësve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet dhe Broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal, Të Ardhurat tuaja janë objekt tatimi”, “Mbajë dokumentacionin sipas Ligjit”, “Regjistrohu, deklaro dhe paguaj tatimin”, “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, etj.
Prezantimi është mbajtur në të gjitha Regjionet e ATK-së, ku pjesëmarrës ishin maturantët e shkollave të mesme nga komunat, si: Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Rahovec, Malishevë, Gjakovë, Deçan, Junik, Istog, Klinë, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj.
Në fund të këtyr e prezantimeve, ATK-ja, ka premtuar se aktivitetet e tilla, do të jenë edhe më gjithëpërfshirëse në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje