LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit pro qeveritarë frikësojnë ata kundër qeveritarë në Maqedoni

Protestuesit pro qeveritarë frikësojnë ata kundër qeveritarë në Maqedoni

Një grup protestuesisht pro qeveritarë në Manastir, mbrëmë janë drejtuar kah shtëpia e Ilija Balltovski, aktivist i „Lëvizjes së Manastirit“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë lajm e ka konfirmuar policia e Manastirit, e cila ka njoftuar se në këtë rast, nuk ka patur ndonjë eskalim dhune, kurse dëshmitarët thonë se ka patur thirrje dhe sharje në adresë të Balltovskit.

Nga ana tjetër, Balltovski ka bërë të ditur se nuk frikësohet dhe se ata protestuas e kanë ngatërruar adresën e protestës. Ai është i njohur për aktivitetin e tij, kur i hodhi një grusht kartëmonedhash 500 euroshe falso ndaj kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski./Telegrafi/