LAJMI I FUNDIT:

Zbehen gjasat e Unitedit për Ligën e Kampionëve (Video)

Zbehen gjasat e Unitedit për Ligën e Kampionëve (Video)

Manchester United nuk ka arritur të shënojë fitore në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje si mysafirë të West Ham Unitedit me rezultat 3:2, në një ndeshje që filloi me 45 minuta vonesë shkaku i sulmit ndaj autobusit që barte futbollistët e Man.Unitedit nga ana e tifozëve të “Çekanëve”.

west


Takimi mirë filloi për vendasit pasi që të parët kaluan në epërsi. Diafra Sakho dërgoi një goditje të fortë drejt golit të David de Geas nga rreth 16 metra në minutën e nëntë të takimit. Ky ishte njëkohësisht edhe rezultati final i pjesës së parë, megjithëse, të besuarit e trajnerit Slaven Bilic dominuan dhe krijuan raste të qind për qindta, raporton Telegrafi.

Por, me të filluar pjesa e dytë Manchester barazoi rezultatin. Ishte Anthony Martial, ai i cili në minutën e 50-të realizoi gol pas një gabimi të mbrojtjes së West Hamit.

martial

United nuk u ndal me kaq, pasi që arritën të përmbysin rezultatin. Sërish Anthony Martial me një aksion personal kaloi një mbrojtës të West Hamit dhe shënoi gol në minutën e 72, por edhe në saje të ngathtësisë së portierit të West hamit, Randolph.

Por, si duket me këtë rezultat nuk u pajtuan vendasit pasi që vendasit përmbysën gjithçka në këtë ballafaqim dhe realizuan fitore të madhe në luftën për një biletë në Ligën e Evropës.

antonio

Fillimisht, Anotnuio barazoi rezultatin në minutën e 76-të takimit duke realizuar me kokë pas një harkimi të saktë të Dimiter Payet.

Sërish, Payet harkoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 80-të takimit dhe më së miri brenda zonës së rreptësisë së Manchesterit u gjet Winston Reid, i cili realizoi gol me kokë dhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 3:2 për West Hamin.

Pas kësaj humbje, Manchester mbetet në pozitën e pestë me 63 pikë, përkatësisht ka dy pikë më pak se rivali lokal, City, ndërsa West Ham ngritët në vendin e gjashtë me 62 pikë në renditjen tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/

1-0: Goli i Diafra Sakhos ndaj Manchester United.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 10 May 2016

1-1: Barazon Anthony Martial.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 10 May 2016

1-2: Edhe një herë Anthony Martial.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 10 May 2016

2-2: Barazon West Ham United FC, shënon Valencia.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 10 May 2016

3-2: West Ham United FC kalon në epërsi për herë të dytë në takim, tani shënon Winston Reid.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 10 May 2016

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Ligat tjera
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori