LAJMI I FUNDIT:

AAK: Kështu nuk durohet më

AAK: Kështu nuk durohet më

14 maji që është dita e protestës së rradhës që është thirrur nga AAK dhe Nisma, ku kundërshtimi qytetar do të jetë i fuqishëm, sepse kështu nuk durohet më.

Kjo ka qenë porosia e drejtuesve të AAK-së, në krye me Ramush Haradinajn, të cilët sot kanë qëndruar në Klinë.

AAK në një postim në facebook, ka shkruar se drejtuesit e këtij subjekti janë takuar me strukturat e degës, qytetarë, përfaqësues të komuniteteve fetare, me biznese, ndërkohë që më vonë do të takohen edhe me banorët e disa fshatrave të Pejës, në kuadër të mobilizimit për protestën e 14 majit.