LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Fraksion Plus u shit lirë në PDK

Rugova: Fraksion Plus u shit lirë në PDK

Aktivisti i shoqërisë civile, Yll Rugova në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk e ka befasuar aspak kalimi i Fraksion Plus në Partinë Demokratike të Kosovës

“Nuk jam befasuar me këtë kalim. Këta janë bashkuar me partinë që shumë e kritikonin. Zonja Ajnishahe Halimi e ka kritikuar ashpër zotit Sami Lushtakun, madje edhe bashkësinë ndërkombëtare e ka kritikuar”, tha ai.

Rugova ka deklaruar se, megjithë mospajtimet që Fraksion Plus ka pasur me Vetëvendosjen, bashkimi me PDK-në nuk është aspak i logjikshëm.


“Mospajtimet me Vetëvendosjen nuk është dashur që të ndikojnë që të shkohet në partinë në pushtet, kjo nuk ka logjikë. Kam menduar që janë shitë shumë, që kanë pasur kërkesa të mëdha, por po duket që janë shitë lirë edhe më keq”.

“Partia e Veselit, duke e parë që po humb terren, po tenton të bëjë aderime si rasti i bashkimit të Fraksion plus më PDK-në”, tha Rugova.

Ai ka thënë se partisë së Veselit askush nuk po i bashkohet, dhe se kjo parti është duke humbur njerëz për shkak të arrestimeve të anëtarëve të saj.

“Kalimi i një fraksioni të tillë në PDK, nuk është hap i madh për anëtarët e saj. Kjo është një reklamë për PDK-në, e cila dëshiron të tregojë se nuk është dobësuar. Këta askush nuk i merr seriozisht. Kalimi i tyre nuk ka kurfarrë efekti, vetëm kanë shkaktuar të qeshura në njerëz”, ka shtuar Rugova./Telegrafi/